FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur
Marcos Llorente ka njoftuar përmes rrjeteve sociale tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Spanjës. Mesfushori i Atlético Madrid ka bërë të ditur se vendimin e kishte marrë që përpara zhvillimit të Botërorit të fundit, pavarësisht nëse do të grumbullohej apo jo dhe pavarësisht rezultatit të turneut.
Llorente, i cili debutoi me fanellën e Spanjës më 11 nëntor 2020 në një ndeshje miqësore ndaj Holandës, ka zhvilluar gjithsej 27 ndeshje me “La Roja”, duke dhënë katër asistime, por pa shënuar asnjë gol.
Në mesazhin e tij, 31-vjeçari pranoi se e di që vendimi mund të mos kuptohet lehtë nga të gjithë, por theksoi se bëhet fjalë për një zgjedhje personale dhe të menduar gjatë.
“Pas shumë kohësh duke e menduar, kam vendosur ta mbyll kapitullin tim me Kombëtaren. Jam i vetëdijshëm se jam ende i ri dhe se, ndoshta, nëse do të vazhdoja t’i bëja gjërat mirë, do të kisha ende vite për të luajtur me këtë fanellë.
E di që shumë prej jush nuk do ta kuptoni dhe, me siguri, as unë nuk do ta kisha kuptuar po të isha në vendin tuaj. Por është një vendim personal, shumë i menduar dhe, mbi të gjitha, i ndjerë”, shkroi Llorente.
Mesfushori theksoi se vendimi nuk kishte lidhje me pjesëmarrjen apo triumfin në Botëror.
“Pavarësisht nëse do të shkoja në Botëror apo jo, apo nëse do të fitonim apo jo, këtë vendim e kisha marrë tashmë”, u shpreh ai.
Llorente falënderoi të gjithë personat që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij me Kombëtaren dhe veçanërisht shokët e skuadrës me të cilët përjetoi ditët e fundit.
“Ka qenë një krenari të përfaqësoja vendin tim dhe të isha pjesë e kësaj historie. Faleminderit për gjithçka”, përfundoi ai.
Top Channel