Muçi pas humbjes me Finlandën: Reaguam shumë mirë, mund të dalim të parët në nëntor
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, duke theksuar se kuqezinjtë merituan më shumë nga kjo përballje.
Italiani vlerësoi paraqitjen e skuadrës, veçanërisht reagimin pas kartonit të kuq të Etrit Berishës, ndërsa theksoi se Shqipëria pësoi dy gola nga goditjet e dënimit dhe se kishte krijuar më shumë raste se kundërshtari.
“Është keqardhje shumë e madhe që të kthehemi në Tiranë pa asnjë rezultat pozitiv. Kemi luajtur duke merituar fitoren. Na u anulua edhe një penallti në favorin tonë. Është e dhimbshme që të kthehesh me zero pikë.
Në atë pikë të lojës, të gjithë lojtarët po luanin shumë mirë. Kushdo që do të zëvendësohej do të ishte një gabim. Po mbroheshim shumë mirë dhe nuk mund të zëvendësonim asnjë mbrojtës. Kështu që hoqëm Hoxhën. Këtë humbje e kemi marrë nga dy goditje dënimi. Ajo që mbetet është se lojtarët luajtën shumë mirë.
Gabimet ndodhin në një ndeshje. Besoj se skuadra ka bërë shumë mirë dhe kjo është gjëja më pozitive. Skuadra ka treguar zemër të madhe dhe ky është hapi i parë që të mund të vazhdojmë më lart. I jap komplimente skuadrës.
Shpresoj që të kem gjithmonë të tilla vështirësi. Kur kombëtarja ka shumë opsione, është një element i mirë. Dua të shtoj edhe elementin e punës që kanë bërë këta lojtarë. Kanë pasur reagim pozitiv dhe kjo më jep një qasje të pastër për ndeshjet e radhës.
Mendoj se Shqipëria ka merituar më shumë se Finlanda. Kishim 10 gjuajtje në portë. Sa i përket portierëve tanë, përveç kartonit dhe goditjeve të dënimit, nuk janë rrezikuar. Kishim shumë raste të pastra”, tha Maran.
Top Channel