Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë regjistroi një episod me të vërtetë kurioz.

Arbitri i ndeshjes u detyrua ta ndërpresë  për disa minuta për shkak të pranisë në fushën e lojës së një qeni që vendosi të ‘pushtojë’ fushën e lojës dhe arriti që t’iu shpëtonte futbollistëve, për t’u larguar më pas vetë nga fusha e lojës.

Sa për kronikë ishte Skocia ajo që fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-0 edhe pse skocezët e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë.

VIDEO e pushtimit të fushës nga qeni

Top Channel