Çështja Ronaldo, admiruesit e yllit të futbollit vënë në shënjestër bashkëshorten e Gonçalo Ramos

03/10/2026 23:33

Çështja e përplasjes mes Cristiano Ronaldos dhe kombëtares portugeze ka ndikuar edhe te Gonçalo Ramos, ai që i ka marrë vendin yllit luzitan në repartin e sulmit.

Futbollisti i Milanit që po bën shumë mirë këto ditë në Nations League është vënë në shënjestrën e admiruesve të Cristiano Ronaldos që ka lënë grumbullimin e Kombëtares mes polemikave me trajnerin Jorge Jesus.

Në orët e fundit mbështetësit e 41 vjeçari pushtuan llogarinë në rrjetet sociale të bashkëshortes së futbollistit, Margarida duke mbushur me komente dhe meme postimin e fundit të saj, ku ajo shfaqet me Gonçalo Ramos dhe djalin e tyre.

Në komente shihenn shumë foto të Ronaldos, por ka nga ata që shkruajnë: ‘Thuaji bashkëshortit tënd se nuk mund të zëvendësojë  Ronaldon’. Dhe duke lexuar nëpër komente ka edhe nga ata që janë më të arsyeshëm. ‘Urrejtja ndaj futbollistëve ka një kufi-lexohet-jam një admirues i madh i Ronaldos, por të flasësh për këtë në postimin e një bashkëshorteje është pak e tepërt’.

Top Channel