Tensionet te Portugalia, Jorge Jesus: Ronaldo është një mit, pas sfidës me Norvegjinë do të kemi kohë të flasim
Nuk shuhen tensionet që prej më shumë se një jave po karakterizon sfidën e dyfishtë të Nations League mes Irlandës dhe Izraelit, dy skuadra që janë në grupin e Kosovës.
Në prag të sfidës së dytë mes tyre që do të luhet në fushë neutrale në Serbi dhe me dyer të mbyllura, duke qenë se në Dublin u rrezikua për protesta, konferenca për shtyp e trajnerit Heimir Hallgrimsson u ndërpre në mënyrë të ashpër teksa trajneri po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve me Hallgrimson që më pas e përkufizoi si sulm verbal.
Një gazetar izraelit solli në vëmendje incidentin me “prapavijë terroriste” të ndodhur pak ditë më parë në bordin e një fluturimi të Flydubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit, përpara se t’i kërkonte trajnerit të komentonte mbi “personat që ai mbështet, ideologjia e të cilëve bazohet në vrasje”.
Këtu ndërhyri një drejtues i Federatës Irlandeze që u përgjigj në vend të trajnerit: ‘Sot nuk iu përgjigjemi pyetjeve të këtij lloji, vetëm futboll’.
Një tjetër më pas pohoi se futbollistët irlandezë i quajtën ata izralitë majmunë gjatë ndeshjes, por funksionari i Federatës Irlandeze e ndërpreu duke thënë: ‘Nuk është aspak e vërtetë’ dhe i hoqi mikrofonin gazetarit duke e mbyllur përpara kohe konferencën për shtyp që rinisi në një sallë tjetër, por pa praninë e gazetarëve izraelitë.
Ditën e enjte, gjatë sfidës mes Irlandës dhe Austrisë në Aviva Stadium të Dublinit, publiku hodhi në fushë dhjetëra topa tenisi, disa me ngjitës me ngjyrat e flamurit palestinez dhe me hashtagun #StopTheGame duke e detyruar arbitrin të ndërpresë për pak kohë sfidën. Pak çaste më vonë, një tjetër manifestues hyri në fushë me një flamur palestinez. Protesta u pasua nga një manifestim jashtë stadiumit me pjesëmarrësit që i kërkuan kombëtares irlandeze që të mos e luajnë ndeshjen e dytë kundër Izraelit.
Top Channel