Ndërsa Guardiola shijon jetën, Arabia Saudite hidhet në sulm për katalanasin
Gara për çmimet BEYOND Developments GLOBE SOCCER Awards 2026 hyn zyrtarisht në fazën vendimtare. Këto çmime u kushtohen futbollistëve, trajnerëve dhe klubeve më të mira të sezonit 2025/26.
Votimi online tashmë është hapur, duke u dhënë mundësinë tifozëve nga e gjithë bota të zgjedhin të preferuarit e tyre. Raundi i parë i votimeve do të jetë i hapur deri më 30 nëntor, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 28 dhjetor në Dubai. Në të njëjtën mbrëmje do të ndahen edhe çmimet LALIGA Aëards 2025/26, që vlerësojnë protagonistët më të spikatur të futbollit spanjoll.
FUTBOLLISTËT — Në kategorinë Best Men’s Player spikat Ousmane Dembélé, i cili do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar. Mes 26 kandidatëve janë edhe disa prej shokëve të tij të skuadrës te PSG-ja, si Désiré Doué, Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Nuno Mendes, João Neves, Vitinha dhe Fabián Ruiz. Në garë janë gjithashtu yjet e futbollit spanjoll Pau Cubarsí, Rodri dhe Lamine Yamal, si dhe Kylian Mbappé, Harry Kane, Michael Olise, Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Lionel Messi. Serie A përfaqësohet nga Interi dhe dy futbollistët zikaltër Lautaro Martínez e Federico Dimarco, ndërsa Premier League ka në listën e kandidatëve emra të njohur si Declan Rice, Bukayo Saka, Ëilliam Saliba, Dominik Szoboszlai dhe Bruno Fernandes. Përveç kandidaturës për çmimin e lojtarit më të mirë, Messi është në garë edhe për çmimin Best Forëard (sulmuesi më i mirë), ku do të përballet me rivalë si Mbappé, Haaland, Kane dhe Lautaro Martínez. Në kategorinë e mesfushorëve spikasin Bellingham, Valverde, Pedri, Ødegaard, Cherki, Enzo Fernández dhe Nico Paz. Interes të veçantë paraqet edhe kategoria Best Defender (mbrojtësi më i mirë), ku përfshihen disa prej protagonistëve të PSG-së, si dhe Cubarsí, Saliba, Gabriel Magalhães, Upamecano dhe Dimarco. Ky i fundit është i vetmi kandidat në këtë kategori që nuk ka marrë pjesë në Botërorin 2026. Ndërkohë, për çmimin e portierit më të mirë pritet të përsëritet dueli mes Unai Simón dhe Emiliano Martínez.
KATEGORITË E TJERA — Në futbollin e femrave, Alexia Putellas, Eëa Pajor dhe Melchie Dumornay janë ndër kandidatet për çmimin Best Ëomen’s Player (lojtarja më e mirë). Në listë mungon Aitana Bonmatí, fituese e tri edicioneve të fundit, e cila ka kaluar një sezon të vështirë për shkak të dëmtimeve. Megjithatë, Barcelona e femrave është sërish në garë për çmimin e klubit më të mirë. Në kategorinë Best Men’s Club (klubi më i mirë për meshkuj) janë nominuar PSG-ja, Interi, Bayern Munich, Flamengo, Arsenali, Aston Villa dhe Al-Ahli. Sa i përket çmimit për trajnerin më të mirë, në mesin e kandidatëve spikasin Luis Enrique, Luis de la Fuente, Mikel Arteta, Unai Emery, Cristian Chivu dhe Cesc Fàbregas. Vëmendje e veçantë u kushtohet edhe talenteve të rinj, me çmimin Emerging Player (talenti i ri më premtues), për të cilin do të garojnë 14 futbollistë të perspektivës nga futbolli ndërkombëtar. Mes tyre janë Cubarsí, Arda Güler, Endrick, Lennart Karl dhe Warren Zaïre-Emery. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo do të përpiqet të ruajë kurorën si Best Middle East Player (lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme), çmim të cilin e fiton radhazi që prej vitit 2023. Konkurrentët e tij janë João Félix, Sadio Mané, Ruben Neves dhe Ivan Toney.
RISITË — Risitë e edicionit 2026 përfshijnë edhe prezantimin e një çmimi të ri, Fans’ Historic Club Aëard, i cili u dedikohet klubeve që kanë ndërtuar një trashëgimi të përjetshme në futbollin botëror. Mes 16 klubeve të nominuara janë Real Madrid, Milan, Inter, Juventus, Bayern Mynih, Liverpool, Manchester United, Benfica, Boca Juniors dhe Flamengo. Votimi për 12 nga 14 kategoritë do të jetë i hapur deri më 30 nëntor në faqen zyrtare vote.globesoccer.com. Në fazën e dytë, votat e tifozëve do të kombinohen me ato të jurisë së Globe Soccer, e përbërë nga emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, si Marcello Lippi, Antonio Conte, Iker Casillas dhe Luis Figo.
Top Channel