Në kryeqytetin spanjoll është një objekt misterioz, por për merkaton e Serie A është një mundësi e artë. E ardhmja e Endrick te Reali i Madridit është në një pikë kthese.

I ardhur në Spanjë për një investim total prej 60 milionë eurosh, talenti brazilian 19 vjeçar ka luajtur vetëm 4 minuta në këtë sezon me Jose Mourinhon në pankinë, diçka që mund të penalizojë rritjen e tij futbollistike dhe stabilitetin me fanellën e kombëtares braziliane(ku vazhdon të gjejë hapësira si titullar) siç e shpjegoi edhe trajneri Carlo Ancelotti.

‘Problemi me të rinjtë brazilianë është se nuk përmirësohen sepse nuk luajnë. Shkojnë në klube të mëdha që në moshën 18 vjeçare dhe nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur nuk mund të bëjnë përpara-tha Ancelotti, fjalë këto që hapin dyert e merkatos dimërore dhe që shndërrohen në një ‘asist’ për Milanin e Romën. Ai që ndezi prozhektorët mbi Milanin ishin fjalët e ish sulmuesit kuqezi, Alexandre Pato në Festivalin e Sportit të organizuar nga Gazzetta Dello Sport.

‘Endrick? Besoj se duhet të ndryshojë ambient, sepse është e vështirë për të të luajë te Reali i Madridit-tha Pato-e di që Cardinale tentoi për ta sjellë te Milani, kemi folur, por në fund nuk u bë asgjë. Në janar? Këtë nuk e di’.

Gerry Cardinale ka mbajtur një kanal direkt komunikimi me Florentino Perez gjatë sesionit veror, por ka marrë refuzimin e klubit merenges për një shitje apo dhënie me huazim të lojtarit përpara mesit të sezonit. Në janar gjërat mund të ndryshojnë, me hapjen e merkatos dimërore, Milani është gati të trokasë sërish në dyert e Los Blancos.

Por në këtë pikë është në skenë edhe Roma, me verdhekuqtë që kanë qenë shumë pranë sjelljes së sulmuesit në Trigoria. Drejtori Sportiv Tony D’Amico kishte gjetur akordin total si me Realin e Madridit ashtu edhe me vetë futbollistin me Endrick që kishte folur me miqtë e tij me entuziazëm për transferimin te Roma, por kjo ishte përpara se Mourinho të vinte veton që bllokoi transferimin. Megjithatë interesi i Romës mbetet shumë i fortë dhe lëvizja vendimtare mund të bëhet shumë shpejt. Në 14 tetor drejtuesit e Romës dhe Realit të Madridit do të takohen në Olimpico me rastin e sfidës së Ligës së Kampioneve. Do të jetë rasti ideal për një diskutim merkatoje për Romën dhe për të tentuar parakalimin ndaj kuqezinjve.

Top Channel