‘Mendova të vrisja veten’/ Mudryk ngre akuza ndaj Ukrainës për dopingun: Substanca që dola pozitiv gjendej vetëm në Evropën Lindore
Antonio Conte shton sërish rrahjet e zemrës së tifozëve bardhezi duke lënë të kuptohet se lidhja me Juventusin nuk është ende një kapitull përfundimisht i bindur.
Një ditë më parë, ish trajneri dhe kapiteni bardhezi e tha qartë se dëshiron të rilidhë fijet e një historie të ndërprerë në verën e 2014.
‘Herët a vonë atë rreth do të duhet ta mbyllim. Nuk e di nëse do të ndodhë pas 1, 10 apo 15 vitesh, por di që kam lënë diçka te Juventus-ishin fjalët e Contes.
Një qëndrim i qartë që vjen në një moment kur Conte aktualisht është i lirë në merkato pasi refuzoi pista të tjera si ajo e Manchester United dhe që në mënyrë të paevitueshme ndez reflektimet në ambientet juventine. Tani topi kalon në fushën e klubit bardhezi, që deri tani ka zgjedhur të vijojë punën me Luciano Spalletti, kjo edhe për të mos shkaktuar tronditje të tjera në një fazë delikate të sezonit
Cili është pozicioni i Juventusit te Conte? Në fakt drejtuesit e klubit torinez disa herë kanë shfaqur besimin te Luciano Spalletti, me synimin që të evitohet ndryshimi i katërt në pankinë në 4 vjet për të mos e rënduar një situatë që tashmë është shënjuar nga mungesa e vazhdimësisë. Por pavarësisht kësaj, pesha e emrit të Contes mbetet në mendjen e tifozëve dhe vazhdon të jetë një temë e nxehtë për perspektivën edhe në një sezon ku janë të hapura rrugët e Europa League, Kupës së Italisë dhe garës për vendin e katërt në kampionat.
Në sfond, në një të ardhme(edhe në fund të sezonit) nëse bëhet një reflektim për pankinën, do të mbeten për t’u vlerësuar si rezultatet e Spallettit, ashtu edhe hipoteza të tjera që duket se pëlqehen më shumë nga drejtuesit e Juventusit. Por mesazhi i Contes është i qartë; dhe kur ai zgjedh, është e vështirë që ai të mos jetë i zgjedhuri.
Top Channel