“O çuna, si fiket ky Instagrami?”/ Historia qesharake e portierit që “u zgjua” me pesëfishin e popullsisë së shtetit të tij në rrjete sociale
Mbrëmjen e sotme anketimet e kryera nga “Top Story” treguan historinë e vërtetë të protestës qytetarë që tashmë është futur në javën e saj të tretë.
Në anketimin e zhvilluar nga “Top Story” u evidentua se reth 90% e të anketuarve e mbështesnin protestën në kryeqytet për 3 arsye kryesore “Mosbesimi ndaj institucioneve”, “Mungesa e transparencës” dhe “Kundërshtimi ndaj qeverisë”. Vetëm pak më shumë se 10% e të anketuarve mbështesin protestën për “Mbrojtjen e mjedisit” dhe “Kundërshtim ndaj projektit”.

Analisti Arjan Curri tha se flamingot ishin vetëm justifikim dhe se revolta qytetare është qartë kundër qeverisë dhe klasës politike.
“Nëse duhet ta marrim që 90% e të gjithëve kanë këtë qëndrim, pra që e mbështesin protestën sepse nuk i besojnë institucioneve, ka mungesë transparence apo kundërshtim ndaj qeverisë, është e qartë që janë kundër shtetit dhe establishmentit politik. E kemi thënë në fillim që flamingot ishin justifikim. Qartë këto protesta nuk janë tashmë vetëm për flamingot”, u shpreh Curri.
Ndërkohë analisti Ervis Iljazaj shprehu se Edi Rama dhe Sali Berisha e kanë provokuar shumë shoqërinë shqiptare dhe se protesta që po zhvillohet është kundër binomit Rama-Berisha. Ai shtoi se ata që dalin në shesh për të protestuar ndihen të përjashtuar nga të dyja partitë.
“Ka një refuzim, del qartë që flamingot ishte pika që derdhi vazon sipas anketimit. Këtë protestë e shoh si kundërshtim ndaj klasës politike aktuale, binomit Rama-Berisha që ka marrë vendime për këtë vend pa u kundërshtuar për 30 vite.
Rama dhe Berisha e kanë provokuar shumë shoqërinë shqiptare, njëri thotë do të marrim mandatin e pestë dhe do qeverisim 50 vjet, tjetri thotë iki nga partia kur të më marrë zoti. Dihej që dikur do shpërthente.
Këta që dalin ndihen të gjithë të përjashtuar nga këto dy parti. Njëra parti nuk ka zgjedhje ka 16 vite, tjetri thotë bëra referendum”, tha Iliazaj
Ish-deputeti i të djathtës dhe ish kryetari i LZHK, Dashamir Shehi tha se protesta është ndër më të mirat dhe më të fisshmet në vitet e fundit. Por Shehi shtoi se po vjen koha që kjo lëvizje qytetare të konkretizohet dhe të fillojë të ndërmarrë hapa politikë dhe të formulojë kërkesat.
“Unë them që kjo është protesta më e mirë dhe më e fisshme e këtyre viteve. Ka disa elementë. Një është që kanë identifikuar kundërshtarin, dy shefat e partive dhe kjo është gjë shumë e mirë
E dyta është që është horizontale, brenda protestës ka qëndrime dhe besime të ndryshme, por mllefin e kanë të përbashkët, kundër establishmentit politik. Pelikanët janë sebepi i kësaj.
Përtej protestës, a do prodhojnë një grup politik, a do jenë të zotë ti sistemojnë inatet e veta atje. Ka ardhur dita tani të fillojnë të mendojnë kërkesat. Thonë Shqipëria e re, shumë e bukur, kam 30 vite që mundohem vetë për një rrugë të tretë, këta ja dolën sepse janë më të zotë se unë, por duhet të fillojnë të mendojnë se si do ta konkretizojnë këtë lëvizje, qoftë kërkesë për një qeveri tranzitore apo edhe kërkesa të tjera të cilët ata i gjykojnë si të domosdoshme për lëvizjen”, tha Dashamir Shehi.
Top Channel