Skafi përplaset me mjetin e Policisë Kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, plagosen dy të tjerë

15/06/2026 20:05
foto ilustruese

Një aksident i rëndë detar është regjistruar në ujërat e Sarandës, ku një skaf është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së përplasjes. Si pasoje e përplasjes ka ndërruar jete 20 vjeçari Albjano Kreçi.

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel