“Gjykatat kanë dënuar mbi 10 mijë persona”, kryeprokurori Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Më shumë çështje të gjykuara
Taulant Balla ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.
Gjatë mbledhjes, sipas asaj që raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër.
Deputetët e PS janë munduar të komunikojnë me Marjana Koçekun pasi ajo ka bërë statusin e saj në Facebook, por telefoni i saj ka qenë i mbyllur.
Deputetja tashmë e pavarur, nuk ka qenë e pranishme sot as në komisionin e Jashtëm parlamentar ku është anëtare.
Koçeku fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.
Top Channel