“Ne duam ta përfundojmë këtë luftë”/ Presidenti i Izraelit për ‘Top Story’: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

11/06/2026 22:24

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, dha një intervistë ekskluzive për “Top Story” me moderatoren Grida Duma.

I pyetur për luftën në Gaza, Herzog u shpreh se Izraeli kërkon t’i japë fund kësaj lufte dhe se do paqe.

Sipas tij, çdo gjë u iniciua nga Irani, duke shtuar se Hezbollahu masakroi, përdhunoi, theri dhe mori peng qytetarët izraelitë më 7 tetor të vitit 2023.

“Ne duam ta përfundojmë këtë luftë. Por duam të kujtojmë që ishim të rrethuar nga një perandori e së keqes. Irani e nisi këtë luftë, më 7 tetor, njerët tanë u masakruyan, u therën, u përdhunuan dhe u morën peng. Kjo makineri lufte u bashkua kundër nesh me raketa. Ne prandaj duam të haopim një moment për paqe në rajon”, u shpreh Herzog.

Top Channel