“O çuna, si fiket ky Instagrami?”/ Historia qesharake e portierit që “u zgjua” me pesëfishin e popullsisë së shtetit të tij në rrjete sociale
Top Story dhe Top Channel ka organizuar përgjatë këtyre ditëve një sondazh ku ka pyetur drejtpërdrejtë qytetarët mbi rëndësinë e protestës dhe arsyet që i kanë nxjerrë qytetarët në bulevard.
A ka ende arsye mjedisore për protestuesit? Përse janë ata të pakënaqur me institucionet dhe kush i nxori në shesh qytetarët?
Në monologun e saj hapës, autorja dhe moderatorja e programit, Grida Duma, u ndal te qasjet e saj për këtë temë, duke u shprehur se e di shumë mirë se ç’do të thotë të mbash qëndrime.
“Ajo që do të shihni dhe do të ndiqni sot në Top Story është një e dhënë dhe tregues serioziteti dhe përgjegjshmërie, sepse lidhet me statistikat. Statistikat, numrat, janë fakte të vërteta që herë pas here vendosin një vulë të rëndësishme në etiketimin e disa ngjarjeve. Por mbi të gjitha, përveç se nuk kemi asnjë delir të mendojmë se ajo që do të shfaqet në shifrat e sotme do të jetë vula që do të etiketojë, do të emërojë, do të përcaktojë atë që do të jetë e ardhmja, apo ajo që është frymëzimi, apo ajo që është e tashmja e kësaj proteste, nuk është aspak ky qëllimi. Nuk e kemi aspak këtë delir dhe këtë konceptim për të ndërtuar këto realitete, përveç se për t’i lexuar dhe për t’i dëgjuar thellë çfarë shqiptarët po thonë. Kjo është edhe një vulë për atë që nisa më herët këtë editorial, një vulë përgjegjshmërie për një media dhe për një prime-time politik, i cili është më i madh se momenti, më i madh se një fenomen, më i madh se një ngjarje… Është mbarëkombëtar. Kjo lloj përgjegjshmërie dhe serioziteti na sjell sot në një produkt, që ka ndodhur disa ditë më parë në web-in kryesor të Top Channel dhe ku kanë marrë pjesë mijëra votues, mijëra përpilues të këtij sondazhi, i cili mund të mos jetë i vetmi dhe leximi i tij mund të mos jetë përfundimtari i sotëm dhe mund të vijojë më tej.
Thënë këtë në Top Story, unë kam marrë qëndrime të balancuara, shpresoj, për një arsye të madhe të etikës time, jo vetëm në drejtimin e Top Story-t, por mbi të gjitha në atë që është serioziteti dhe përgjegjshmëria që më vjen nga një eksperiencë e gjatë në politikë, në komunikim publik dhe mbi të gjitha në çfarë ndodh në Shqipërinë tonë, në lëkurën time si nga kahja politike, edhe nga ajo publike. Unë kam parë dhe do të vazhdoj të shoh, jam e bindur sepse ky është realitet historik dhe jo vetëm politik, kam parë se si dhe se sa e vështirë është të mbash qëndrimet e duhura, të marrësh vendimet e duhura, të cilat asnjëherë nuk janë vetëm të duartrokitura apo vetëm të shitura. Kam parë individë të cilët kanë ecur përpara me vizion, të cilët, në çaste të caktuara janë ndodhur, ashtu si dhe unë, në salla ku i kanë brohoritur, i kanë duartrokitur, pastaj i kanë goditur, pastaj i kanë përfolur, pastaj kanë dashur prapë t’i qasin. Thënë këtë, e di fort mirë se gjë më të vështirë sesa të mbash qëndrimet e duhura, sa i përket momenteve të ekzaltimeve të mëdha dhe t’i qëndrosh emocioneve publike të mëdha, nuk është aspak e thjeshtë.
Ajo që s’është gjithashtu gjë e thjeshtë, është të dish mirë se për cilën arsye duhet t’i gëzohesh fenomeneve sociale dhe politike në vendin tënd. E pra unë i gëzohem kësaj proteste sa i përket shumësisë së numrave aty. I gëzohem kësaj proteste sa i përket frymëzimit me meme apo me qëndrime të bukura, qofshin këto me inteligjencë artificiale apo me inteligjencë emocionale. I gëzohem kësaj proteste për qëndrueshmërinë e saj. I gëzohem kësaj proteste për paqen e vetë, i gëzohem kësaj proteste për 100 arsye. Por sigurisht nuk i gëzohem dot mbigëzimit të saj, sepse ajo është një ngjarje serioze. Mbigëzimet janë ekzaltime dhe ekzaltimet janë delire, të cilat herë pas here i çojnë këto ngjarje në dështime, sepse një gjë është e sigurt, që ngjarjet të funksionojnë dhe të fitojnë kauzat e tyre, duhet të provojnë qartazi jo vetëm qëndrueshmërinë, por edhe vizionin e vetë. Për këtë arsye, ato duhen parë në thellësi, duhen ndaluar dhe duhen dëgjuar në gjithë gjerësinë e saj, duke pasur parasysh se një media e madhe, një komunikim i madh publik, nuk i qaset vetëm 10, 20, 40, 100, apo 200 mijëshit në shesh. I qaset 1 milion, 2 milionë, 10 milionë, e shumë më tepër që janë shqiptarët mbarë, që na shohin në Shqipëri, Rajon, e hapësirat e Diasporës. Kjo është përgjegjësi, seriozitet për t’u thelluar në atë që na pret dhe për të mos lënë që ekzaltimet e këtyre momenteve të merituara, sa i përket protestës, të çojnë në ekstremitete të tipit të goditjes dhe përçarjes që i rrezikojnë lëvizjet e tilla dhe konsiderojnë armiq këdo që nuk mendon si ata. Ato që janë deliret e mëdha të fluturimeve momentale, ndërsa konsiderojnë fitore, sepse atyre u duket qartazi produkti se po ndërtojnë më bukur një protestë se ato të partive politike, por nuk është e thënë më e rëndësishme dhe më produktive se të partive politike.
Të gjitha këto janë arsye që ne na bëjnë të thellohemi në këtë sondazh dhe jo vetëm në këtë, për t’ju paraqitur sonte, pa asnjë përkëdhelje ndaj vetes dhe pa asnjë kompleks ndaj vetes, të vërtetat e shqiptarëve në mënyrën se si ata mendojnë.
E zgjata këtë për t’ju bërë një përmbledhje fare të vogël, e cila nuk është përfundimtare sigurisht, të një momentumi të protestave, të cilat në Top Story i kemi ndjekur me të gjitha balancat që kemi menduar, nuk ka asgjë perfekte në këtë botë, por një gjë është e sigurt, ajo që do t’ju paraqesim sonte mund të jetë edhe surprizuese për këdo që është paragjykues dhe mund të jetë e mirëpritur për këdo që ka vesh për të dëgjuar, ashtu si ne në thellësi.”
Top Channel