Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 16-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimi në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani
Ka nisur në kryeqytet dita e 16-të e protestës jo-partiake.
Gjatë fjalës së tij kur qytetarët po grumbulloheshin në sheshin ‘Skënderbej’, aktivisti Alben Kola ka bërë publike emrat e nismëtarëve të protestës.
“3 personat nismëtarë që njihemi me letra nga policia: Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha”, deklaroi aktivisti.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.
“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’”, u shpreh aktivisti Kola.
Top Channel