“Më dridhej dora!”/ Pamjet që tronditën rrjetin, a dërgoi zyrtari i VAR një mesazh të fshehtë ekstremist ‘live’?
Harrojini strategjitë e marketingut dhe videot virale! Nëse doni të bëheni të famshëm brenda natës, receta është kjo: mbushni 40 vjeç, luani në ligën e dytë portugeze, shkoni në Kupën e Botës dhe bllokoni kampionët e Evropës.
Këtë formulë zbuloi Vozinha, portieri veteran i Kepit të Gjelbër. Përpara ndeshjes me Spanjën, ai kishte një profil modest me 46 mijë ndjekës – kryesisht familjarë dhe komshinj në ishull. Por, pasi kreu 7 pritje mbinatyrale, celulari i tij thuajse shpërtheu: brenda tre orëve, llogaria e tij shënoi plot 2.4 milionë ndjekës!
Tashmë, Vozinha ka në Instagram pothuajse pesëfishin e popullsisë së shtetit të tij. Imagjinoni skenën në dhomat e zhveshjes ku veterani pyet shokët e skuadrës: “O çuna, si fiket ky Instagrami se më mbaroi bateria?!”. Spanja nuk i shënoi dot gol, por bota e internetit e “gjeti në rrjetë” pa mëshirë!

Top Channel