Argjentina e nis me Algjerinë, Scaloni: E pamë me Spanjën, nuk ka kundërshtarë të lehtë
Një tjetër surprizë ka ndodhur në Botëror, e cila ka ardhur nga Grupi G, aty ku Belgjika barazoi 1-1 me Egjiptin.
Takimi i luajtur në Seattle nisi me ritëm të lartë, teksa në avantazh kaluan të parët “Faraonët”. Ashour me një predhë në minutën e 19’, ndëshkoi Courtois.
Egjipti kishte sërish shanse në pjesën e dytë, por ishte Lukaku, ai i cili sapo u fut në fushë riktheu baraspeshën me prekjen e parë të topit.
Kështu Belgjika dhe Egjipti e nisin me nga një pikë Botërorin 2026, ndërsa pjesë e këtij grupi janë gjithashtu edhe Irani me Zelandën e Re.
REZULTATI:
Belgjikë 1-1 Egjipt
Lukaku 66′ / Ashour 29′
Goli i Lukakut (Video)
Goli i Ashour (Video)
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel