Intervista e parë si trajner i Shqipërisë, Maran: Unë kam drejtuar vetëm klube? Edhe De Biasi e kishte për herë të parë, momenti për hapin e madh
Një video pikante e publikuar nga FA Cup ka qarkulluar në internet orët e fundit, ku shihet Pep Guardiola duke folur me një person “të padukshëm” në stol.
Në fakt, duket se trajneri i Manchester City po bisedon me veten e tij. Pamjet tregojnë se ish-trajneri i Barcelonës po zhvillon një lloj bisede me një ‘fantazmë’.
Së fundmi, gjatë festimeve të Manchester Cityt për titujt e tyre të Carabao Cup dhe FA Cup, u rikthye në vëmendje momenti i paharrueshëm që përfshinte Guardiolën në finalen kundër Chelseat (0-1).
Në një moment, gjatë fjalimeve, kapiteni Bernardo Silva tha me shaka: “Pyetja është… Pep, njerëzit duan të dinë me kë po flisje.” Kjo shkaktoi të qeshura nga të gjithë, përfshirë vetë Guardiolën.
Who was Pep talking to? 😆 pic.twitter.com/DqH4A0nB1N
— Manchester City (@ManCity) May 26, 2026
Pastaj, FA Cup publikoi pamjet e plota, duke treguar të gjithë sekuencën në të cilën trajneri shihet duke shkëmbyer fjalë me dy asistentë në rreshtat e fundit, të cilët nuk ishin të dukshëm në pamjen e parë.
Top Channel