Biseda virale me njeriun “fantazme”, Pep Guardiola zgjidh enigmën e madhe të momentit në stolin e ekipit
West Ham United ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Nuno Espírito Santo, pavarësisht rënies së skuadrës në Championship në fund të sezonit.
Klubi londinez bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se drejtuesit besojnë te projekti i trajnerit portugez dhe synojnë rikthimin e menjëhershëm në Premier League.
Nuno mori drejtimin e skuadrës në shtator, duke zëvendësuar Graham Potter, në një moment kur West Ham ndodhej në krizë dhe luftonte për mbijetesë. Edhe pse arriti të rikthente ekipin në garë dhe të ngushtonte diferencën me rivalët, humbja e Evertonit ndaj Tottenham konfirmoi matematikisht rënien e “Hammers” nga elita angleze.
Në deklaratën e klubit thuhet se drejtuesit kanë nisur menjëherë planifikimin për sezonin e ardhshëm dhe se objektivi i vetëm mbetet rikthimi në Premier League në sezonin 2026-2027.
“Nuno e bëri shumë të qartë se është i motivuar për sfidën e rikthimit të West Ham në elitë që në tentativën e parë”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit.
West Ham njoftoi gjithashtu ulje deri në 30% të çmimeve të abonimeve sezonale, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me tifozët pas zhgënjimit të sezonit të fundit.
Ndeshja e fundit e sezonit ndaj Leeds u shoqërua me protesta të forta të tifozëve kundër pronarit David Sullivan, ndërsa në rrjetet sociale shumë mbështetës e kanë konsideruar vendimin për të mbajtur Nuno Espírito Santo si një hap pozitiv për stabilitetin e klubit.
Ndërkohë, drejtuesit pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës, me synimin për të arkëtuar rreth 150 milionë paund nga shitjet e lojtarëve. Mes emrave që mund të largohen është edhe Aaron Wan-Bissaka, për të cilin interesohen Newcastle dhe Everton.
Top Channel