Conference League/ Trajneri i Crystal Palace: Nuk e di çfarë iu japin për të ngrënë trajnerëve baskë që janë të gjithë në finale
Tensione dhe përleshje janë regjistruar në qendër të qytetit të Leipzigut, vetëm pak orë para finales së UEFA Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tifozë të dy skuadrave të përfshirë në incidente pranë një pub-i irlandez, ndërsa policia gjermane ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Në videot e publikuara online shihen forcat e rendit duke vrapuar drejt grupeve të tifozëve, ndërsa në disa momente hidhen shishe qelqi dhe karrige mes turmave.
Fans clash in Leipzig ahead of the Europa Conference Final between Crystal Palace and Rayo Vallecano tomorrow. 😲
To any Palace fans out there hoping to simply enjoy the trip and support their team, please stay safe! 🙏 pic.twitter.com/j3viRSuMHt
— Football Away Days (@FBAwayDays) May 26, 2026
Dëshmitarët e përshkruan situatën si “kaos total”, ndërsa disa persona u panë duke rënë në tokë gjatë përleshjeve para se të tërhiqeshin nga zona.
Sipas raportimeve, autoritetet kanë izoluar një pjesë të zonës pranë Market Square, ndërsa dhjetëra tifozë thuhet se janë mbajtur për disa orë nga policia për “prishje të rendit publik”.
Deri tani nuk është konfirmuar se kush qëndron pas incidenteve, nëse bëhet fjalë për tifozë të Rayo Vallecanos apo grupe ultras gjermane. Gjithashtu, nuk raportohen të lënduar para zhvillimit të ndeshjes.
Finalja e së mërkurës konsiderohet historike për të dy klubet, pasi si Crystal Palace ashtu edhe Rayo Vallecano synojnë trofeun e tyre të parë madhor europian. Fituesi i Conference League do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.
Për Crystal Palace, kjo finale shënon ndeshjen e 60-të të sezonit, vetëm tre ditë pas përballjes së fundit në Premier League kundër Arsenalit. Ndërkohë, Rayo Vallecano e mbylli sezonin në La Liga një ditë më herët, duke pasur pak më shumë kohë për përgatitje para sfidës në Gjermani.
Top Channel