‘Odisea’ e futbollistit të kombëtares së Arabisë Saudite, martohet, i vjedhin pasaportën dhe nuk i bashkohet kombëtares
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni shfaqi një optimizëm të përmbajtur në lidhje me gjendjen e Lionel Messit në prag të Botërorit duke pohuar se lajmet e para për të nuk janë kaq të këqija pas alarmit që dha në fundjavën e kaluar pas një shqetësimi që ndjeu 38 vjeçari në bicepsin femoral të majtë.
Është logjike, preferonim të mos i kishte ndodhur gjë-tha Scaloni-tani duhet të presim dhe të shohim si do të evoluojë e sidomos se cilat do të jenë testet e ardhshme që do të kryhen’.
Lionel Messi kërkoi zëvendësim në ndeshjen e së dielës, e fundit për MLS përpara Botërorit, pasi preku pjesën e pasme të kofshës së majtë. Ditën e hënë, Inter Miami bëri të ditur se ylli argjentinas kishte një mbingarkesë të shoqëruar me një lodhje muskulare në bicepsin femoral të majtë dhe se rikthimi i tij në fushë do të varet nga evoluimi i gjendjes klinike dhe funksionale të tij.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë, menaxhoi me kujdes ngarkesën e tij të punës që kur është transferuar te Inter Miami në vitin 2023 me stafin që e ka lënë rregullisht pushim gjatë periudhave shumë intensive të kalendarit. Në vitet e fundit ka kaluar shumë kohë në infermieri për shkak të muskujve të pasëm të kofshës që e detyruan të mungojë në fazën përgatitore të Miamit në fillim të 2026.
Top Channel