Botërori 2026/ Argjentina, Scaloni, optimizëm i përmbajtur për Messin: Lajmet e para nuk janë kaq të këqija
‘Ne duam të vazhdojmë me Vlahovic, por sesi, këtë nuk e di’-kështu u shpreh Shefi Ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli për të ardhmen e sulmuesit serb, kontrata e të cilit me bardhezinjtë skadon në muajin e ardhshëm.
Klubi bardhezi dhe Luciano Spalletti e duan ende ta kenë në skuadër, por ashtu siç e tha edhe Comolli, gjithçka do të varet nga Dusan Vlahovic dhe babai i tij.
Për momentin e gjithë kjo çështje ka mbetur pezull; pretendimet e Vlahovic janë shumë të larta me sulmuesin që nuk ka ndërmend të pranojë një pagë më pak se 8 milionë euro në sezon për 3 vjet plus bonusin për firmën. Shifra këto që klubi bardhezi i konsideron jashtë parametrave.
Me fjalë të tjera, palët nuk lëvizin nga pozicionet e tyre, por tratativat nuk janë mbyllur. Synimi është që të tentohet afrimi mes kërkesës dhe ofertës. Brenda javës së ardhshme do të vijë edhe përgjigjja përfundimtare në lidhje me të ardhmen e futbollistit për të cilin ka bërë një sondazh edhe Bayerni i Mynihur, por deri tani pa bërë asnjë ofertë konkrete, ndërkohë që udhëtimi i tij në Londër e lidh më një klub të Premier League(Chelsea ose Newcastle).
Top Channel