Intervista e parë si trajner i Shqipërisë, Maran: Unë kam drejtuar vetëm klube? Edhe De Biasi e kishte për herë të parë, momenti për hapin e madh
Impakti i IA në sport? Kjo teknologji ka hyrë tashmë në sport dhe në futboll, por sinqerisht nuk besoj se është e rëndësishme të vendoset për atë që sheh dhe për atë që dihet, sepse algoritmet për mendimin tim në futboll edhe mund të gabojnë’- kështë është shprehur Roberto Mancini për LaPresse në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në sport.
Sipas ish trajnerit të kombëtares italiane është e pamundur të mendohet që trajneri i një skuadre futbolli të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale.
‘Nuk e besoj-shtoi Roberto Mancini-sepse është edhe aspekti njerëzor që besoj se prevalon’.
Më fjalë të tjera përtej skemave, taktikave, algoritmeve, për të bërë që një skuadër të funksionojë mirë edhe dinamikat jashtë fushës së lojës kanë rëndësi. ‘Edhe ‘komponenti’ dhomë e zhveshjes është thelbësore’-shtoi Mancini që kur u pyet për të ardhmen e tij dhe të Kombëtares preferoi të mos flasë edhe pse ai garantoi se do të ndjekë Botërorin e kësaj vere.
Top Channel