Barcelona po bën përparim në ndjekjen e sulmuesit të Newcastle, Anthony Gordon (25), sipas Mundo Deportivo.

Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Bayern Munich dhe Liverpool, lojtari anglez e ka përparësi transferimin te klubi katalanas dhe është i etur për t’u bashkuar me projektin e udhëhequr nga Hansi Flick dhe Deco.

Udhëtimi i fundit i drejtorit të futbollit të Barcelonës në Londër nuk ishte vetëm për të bërë kontakte për Joao Pedron, qendërsulmuesin e Chelseat, por lidhej edhe me interesin e fortë për të nënshkruar me Anthony Gordon, një objektiv qartësisht prioritar për Barcelonën.

Në ditët e fundit, Liverpooli iu bashkua Bayern Munich në ndjekjen e sulmuesit anglez, të etur për të forcuar sulmin e tyre pas një viti zhgënjyes që kulmoi me largimin e njërit prej yjeve të tyre, Mo Salah.

Newcastle e vlerësoi atë disa javë më parë në rreth 85-90 milionë euro për shkak të interesit nga Bayern Munich, një shifër që klubi katalanas nuk është i gatshëm ta përmbushë. Paga e tij, megjithatë, është brenda parametrave që Barcelona mund të përballojë për një sulmues

Këtë sezon Gordon ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 46 ndeshje në Premier League (26), Ligën e Kampionëve (12), Kupën FA (3) dhe Kupën e Ligës (5).

Performanca e tij më spektakolare erdhi në një ndeshje të Champions League kundër Qarabag, ku ai shënoi katër nga 10 golat e tij në turne. Kjo lëvizje vë në dyshim qëndrimin e Rashford në Katalunjë.

 

Top Channel