“Do të jetë i grumbulluar në dy miqësoret e qershorit”, presidenti Duka konfirmon afrimin në Kombëtare të lojtarit në pronësi të Napolit

27/05/2026 09:55

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në “Top Albania Radio”, ka zbuluar një emër të ri që do të grumbullohet nga trajneri Maran në dy miqësoret e radhës kundër Izraelin dhe Luksemburgun.

Bëhet fjalë për Luis Hasën, mesfushorin në pronësi të Napolit, që në sezonin e fundit luajti i huazuar te Carrarese. Ai ka luajtur me të rinjtë e Italisë, por prej pak muajsh nisën thashethemet se i riu me origjinë nga Peqini ka zgjedhur Shqipërinë dhe presidenti Duka konfirmon gjithçka.

“Emër që nuk ka qenë ndonjëherë është Luis Hasa. Shqiptar, me origjinë nga Peqini që luan në Itali dhe për herë të parë do ta kemi. Luan apo, e di trajneri, por do të jetë i grumbulluar”, tha Duka.

Një tjetër futbollist që po përflitet në javët e fundit për një kalim te Kombëtarja e Shqipërisë është edhe talenti i New York Red Bull në MLS, Adri Mehmeti. Vetëm 17-vjeç, mesfushori konsiderohet si një lojtarët më premtues në kampionatin përtej Atlantikut.

Top Channel