E paprecedentë në Champions League, kryeministri britanik bën një ndërhyrje të çuditshme para finales Arsenal-PSG
Finalja e Ligës së Kampioneve po afron; të shtunën e 30 majit në orën 18:00 në Budapest do të jetë akti i fundit i kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
Paris Saint Germain-Arsenal është ndeshja që po presin të gjithë; a do të fitojnë parizienët Ligën e Kampioneve për të dytin vit radhazi? Apo Arsenali do të fitojë titullin e parë evropian për të realizuar një dopietë trofesh pas suksesit në Premier League?
Ndërkaq, trajneri i Paris Saint Germainit mund të buzëqeshë; kampionët në fuqi të Evropës rekuperojnë për finalen e 30 majit, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi; dy protagonistët e epokës Luis Enrique dhe që kanë qenë elementë të rëndësishëm në këto ecuri në arenën evropiane
Dembele kishre pësuar një dëmtim në pulpë në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa Hakimi iu nënshtrua një programi intensiv rikuperimi për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në gjysmëfinalen e parë me Bayernin e Mynihut. Hakimi bëri stërvitje individuale në ditët e fundit, ndërkohë që në orët e fundit si ai ashtu edhe Dembele nisën të punonin bashkë me grupin. Paraditen e së premtes, përpara nisjes për në Budapest, mjekët e Paris Saint Germain do të bëjnë të gjitha kontrollet, por te kampionët e Francës ka shumë optimizëm për të dy futbollistët.
Top Channel