Video/ Kaos para finales së Conference League, tifozët përplasen me policinë, shishet dhe karriget ‘fluturojnë’ në rrugët e Leipzig
Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Leipzig do të luhet finalja e Conference League një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb. është një sfidë ku do të vihen përballë Rayo Vallecano ku bën pjesë mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të përballet me Crystal Palace në finalen e parë evropiane në historinë e saj.
Kur duhen edhe 2 ditë nga festimi i 102 vjetorit të themelimit të klubit madrilen, Rayo ka shansin e artë që në këtë ndeshje historike ta festojë në mënyrën perkfekte dhe me mbështetjen e 12 mijë tifozëve që kanë ardhur nga Spanja në Gjermani.
Rayo Vallecano-Crystal Palace përkufizohet edhe si sfida e lagjeve. Sepse nëse në Spanjë nuk ka asnjë ekip që të përfaqësojë më mirë lagjen e tij siç e bën Rayo me Vallecas, në Londër, Crystal Palace përfaqëson Croydon. ‘South London and Proud’, është slogani që ‘shqiponjat’ përdorin për të bërë të qartë krenarinë e tyre.
Është një finale speciale sepse Rayo Vallecano e ka bosh palmaresin e tij, ndërsa te Crystal Palace, trofeu i FA Cup i fituar vitin e kaluar është i vetmi. Për më tepër kjo finale është stacioni i fundit i projekteve të dy trajnerëve Inigo Perez për Rayon dhe Oliver Glasner për Crystal Palace. Të dy trajnerët i tejkaluan pritshmëritë që ishin mbi ta dhe do të largohen nga Vallecas dhe Croydon për të nisur aventura të reja.
Në aspektin futbollistik, parashikimet i japin një avantazh të lehtë Crystal Palace që ka në radhët e tij lojtarë si Jean Philippe Mateta apo Yeremy Pino, Ismaila Sarr, shënuesi më i mirë i Conference League me 9 gola apo mesfushori Adam Wharton. Por ky i fundit do të jetë në dyshim deri në castin e fundit pas një problemi të pësuar në ndeshjen me Arsenalin në ndeshjen e fundit të kampionatit. Diferenca mes Crystal Palace dhe Rayos është edhe te merkato; 145 milionë euro shpenzuan londinezët kundrejt një shifre prej pak më shumë se 7 milionë të madrilenëve
Finalja e mbrëmjes së sotme është edhe ajo e skuadrave që guxojnë, me Crystal Palace që përdor skemën 3-4-2-1, ndërsa Rayo me 4-2-3-1. Të dy ekipet ushtrojnë presion lart për të mos iu lënë kundërshtarëve mundësinë që të dalin në sulm.
Përsa iu përket formacioneve, te Rayo dyshimi kryesor ëshë për Ilias Akhomach, që u dëmtua në Strasburg dhe ende nuk dihet nëse do të rikuperohet apo jo në kohë. Por do të jete Isi Palazon që e humbi fazën finale të La Liga pasi ishte i sanksionuar. Formacioni i mundshëm i Rayo Vallecano pritet të jetë i tillë; Batalla në portë, Ratiu, Pathé Ciss, Lejeune dhe Chavarría në mbrojtje;Unai Lopez dhe Valentin që do të jenë para mbrotjtes; De Frutos, Palazon dhe Alvaro do të jenë në mbështetje të qendërsulmuesit Alemao.
Ndërsa Crystal Palace pritet të ketë këtë formacion; Henderson në portë; Clyne, Lacroux, Canvot në mbrojtje; në mesfushë mund të jenë; Munos, Wharton, Kamada, Mitchell, ndërsa sulmi pritet të jetë me Mateta në qendër me Sarr dheYeremi Pino në ndihmë të tij.
Top Channel