Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, “nxënësi” i katalanasit firmos kontratën tre-vjeçare me Manchester Cityn
Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson është i gatshëm të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm, por vetëm nëse garanton një vend titullari në skuadrën e drejtuar nga trajneri i ri Xabi Alonso.
24-vjeçari pritet të rikthehet në “Stamford Bridge” pas huazimit të suksesshëm te Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Sipas raportimeve nga Anglia, drejtuesit e Chelsea do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e lojtarit gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar të ardhmen e tij.
Jackson po shqyrton disa mundësi, mes tyre qëndrimin te Chelsea, një tjetër huazim apo edhe një transferim përfundimtar në një klub tjetër. Megjithatë, dëshira e tij kryesore mbetet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrë dhe jo të jetë alternativë në stol.
Mediat britanike kujtojnë se një nga arsyet pse Jackson pranoi largimin sezonin e kaluar ishte konkurrenca me Liam Delap, i transferuar për 30 milionë paund. Sulmuesi anglez zhgënjeu në sezonin e tij të parë, duke realizuar vetëm një gol në Premier League për shkak edhe të dëmtimeve.
Nga ana tjetër, Joao Pedro, i afruar nga Brighton për 60 milionë paund, zhvilloi një sezon shumë pozitiv dhe u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës, megjithëse aktivizohej shpesh jashtë zonës klasike të sulmit.
Top Channel