Conference League/ Trajneri i Crystal Palace: Nuk e di çfarë iu japin për të ngrënë trajnerëve baskë që janë të gjithë në finale
Te Manchester City nis epoka post-Guardiola teksa po punohet për konfigurimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe objektivi i parë në merkaton e transferimeve është pikërisht Elliot Anderson.
Sipas rrjetit britanik BBC, skuadra e Citizens është në pole position për të siguruar shërbimin e mesfushorit të Nottingham Forest dhe madje edhe vetë futbollisti preferon një transferim në Etihad Stadium dhe jo të Manchester United.
Djajtë e Kuq e shihnin Nottingham si zëvendësuesin e Casemiro, por nuk ka ndërmend të ofrojë shifra të çmendura dhe as nuk dëshiron të hyjë në negociata të gjata. Ende nuk ka një marrëveshje mes Nottingham Forest dhe Manchester City, pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës për Anderson është ende e madhe. Por situata mund të ndryshojë dhe transferimi i tij mund të vendosë një rekord për mesfushorin anglez që mund të kalojë shifrën e 116 milionë eurove që Arsenali i pagoi ëest Ham për Declan Rice.
Te Nottingham janë të vetëdijshëm se nëse do të bëjnë ndonjë shitje të madhe këtë verë, do të jetë ajo e Anderson dhe një paraqitje e mirë e tij në Botëror me Anglinë do ta vendoste klubin në një pozicion akoma më të mirë në negociata për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij.
Top Channel