Panik në metronë e Mynihut, bie zjarr, evakuohen 1000 tifozë
Ka nisur numërimi mbrapsht dhe vetëm një orë na ndan nga starti i gjysmëfinales së dytë të Champions League mes Bayern Munchen dhe PSG-së.
Të gjithë sytë e tifozëve do të jenë në “Allianz Arena”, ku pritet një spektakël i jashtëzakonshëm futbolli. Trajnerët Vincent Kompany dhe Luis Enrique kanë zbuluar formacionet e tyre titullare.
Tek gjermanët, krahasuar me ndeshjen e parë në “Parc des Princes”, Laimer merr vendin e Alphonso Davies, ndërsa mbrojtja e treshes mbetet e njëjtë. Nuk ka ndryshime as në mesfushë apo në sulm.
Në anën tjetër, te francezët mungon Achraf Hakimi, dhe vendin e tij e zë Zaire-Emery. Fabian Ruiz merr vendin e Emeryt në mesfushë, ndërsa treshja sulmuese mbetet e njëjtë si ndeshjen e parë.
Rezultati Live:
Bayern Munchen 0-1 PSG
Dembele 3′
Ngjarjet Kryesore:
Mbyllet pjesa e parë
45+1′ Tah gjen një top të kroasuar në zonë, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën.
44’ Musiala i afrohet golit në dy momente. Fillimisht futet mes linjave dhe tenton me të majtën, pret mrekullisht portieri. Më pas tenton sërish, por jashtë portës.
33′ Neuer shpëton portën pas një gjuajtje të hidhur të Neves me kokë në zonën e vogël.
31′ Një nga mbrojtësit e PSG largon topin në zonën e tij dhe Neves e prek qartësisht me dorë. Gjyqtari vendos të mos akordojë penallti, me argumentin se topi po dilte nga zona. Protestojnë vendësit.
27′ Olise prodhon një aksion nga e djathta, që finalizohet me një goditje shume të bukur, por pak centimetra e ndajnë nga goli. Bayerni nuk është dorëzuar.
22′ Rreziqe në të dyja porttat. Fillimisht Kvaratskhelia rrezikon me nje gjuajtje në hyrje të zonës, që më pas devijohet nga mbrojtja dhe ndalet nga Neuer. Më pas Luis Diaz flirton me golin me një diagonale të fortë, që kalon mbi portë. Ndizet ndeshja.
15′ Bayerni hidhet i gjithi në sulm dhe tenton të rrezikojë, por mbrojtja e PSG bllokon gjuajtjet e Kane dhe Olise. Parizienët shfaqen shumë të rrezikshëm në kundërsulme, kryesisht me Kvaratskhelian.
3′ GOOOL PSG 0-1/ Kvaratskhelia hedh një top në zonë dhe Dembele e çon drejt rrjetës. (Video)
1’ Starton sfida!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel