LIVE BAYERN-PSG/ Bayerni kërkon përmbysjen, skuadrës së Kompany i duhen dy gola për ta çuar ndeshjen në shtesë (Video)
Rreth 1000 tifozë u evakuuan nga një tren në metronë e Mynihut në Bavari për shkak të një zjarri teksa ata ishin duke shkuar për të ndjekur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Bayernit dhe Paris Saint Germain.
‘Për shkak të një ndërhyrjes të zjarrfikësve në stacionin Dietlindenstrasse, metropolitana me rreth 1000 tifozë në bord u evakuua-theksoi policia e Mynihut në një postim në rrjetin social X duke sinjalizuar për probleme në qarkullim në zonë.
Incidenti soli në pezullimin e linjës U6, një prej linjave kryesore që të çon drejt Allianz Arena. Sipas informacioneve të para të sjella nga e përditshmja ‘Bild’, alarmi për zjarrin u shkaktua nga një cigare elektronike që e bëri të nevojshme tërheqjen e trenit nga shërbimi.
Aufgrund eines Feuerwehreinsatzes am U-Bahnhof Dietlindenstraße musste die U-Bahn mit ca. 1000 Fußballfans geräumt werden.
Daher kommt es in diesem Bereich aktuell zu Verkehrsbeeinträchtigungen.Wenn möglich, weiträumig umfahren. pic.twitter.com/DG0GxtuP2l
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) May 6, 2026
Top Channel