Tre të vdekur nga ethet e Nilit, Konfirmohen 35 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, 6 në gjendje kritike 17/08 23:00
Ushtria amerikane njoftoi se hapi zjarr ndaj një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila po përpiqej të shkelte bllokadën e vendosur nga Uashingtoni ndaj porteve iraniane.
Qëllimi i forcave amerikane ishte “neutralizimi i timonit të anijes”.
“Forcat amerikane që operojnë në Gjirin Persik zbatuan bllokadën duke neutralizuar një anije cisternë pa ngarkesë me flamur iranian, e cila po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në X.
Ky veprim vjen në një periudhë tensioni të lartë në Gjirin Persik, ku SHBA-ja ka vendosur masa për të monitoruar dhe kufizuar trafikun e anijeve iraniane drejt porteve të vendit.
Top Channel