LIVE BAYERN-PSG/ Spektakël që në fillim, francezët gjejnë golin që në minutën e 3-të (Video)
Sanksioni i rëndë i UEFA për sulmuesin e Benfica, Gianluca Prestianni për incidentin me Vinicius në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit u rëndua akoma më shumë nga FIFA që e bëri të vlefshëm atë në të gjitha kompeticionet. Që do të thotë se Botërori për sulmuesin argjentinas komplikohet.
UEFA e ndëshkoi Prestiannin me 6 ndeshje pezullim, 3 nga të cilat janë lënë me kusht në rast përsëritjeje me futbollistin që e kreu njërën prej këtyre ndeshjeve(sfida e kthimit në Bernabeu). Nuk u vërtetuan fyerjet raciste të thëna nga Prestianni, por ato homofobike dhe për këto të fundit ai u dënua
Kështu Prestianni nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e para të Botërorit të këtij viti dhe mund të humbasë akoma më shumë ndeshje nëse do të përsërisë sjelljen që pati ndaj Vinicius
Tani topi është në fushën e Scalonit. Nëse ai vendos të grumbullojë Prestianni, e di që nuk do të mund ta hedhë në fushën e lojës në dy ndeshjet e para në Botërorin. Prestianni ka qenë pjesë e të grumbulluarve në ndeshjet e fundit të përfaqësueses argjentinase, por jo me një rol prioritar, kështu që stafit teknik të kampionëve në fuqi të botës i duhet të marrë një vendim se çfarë do të bëjë me të.
Top Channel