Fiks Fare/ “Ta fluturova kokën” tjetër dëshmi për Era Esthetic Academy, akuza për certifikata të parregullta dhe presion ndaj kursanteve
Fiks Fare ka siguruar disa dëshmi të banorëve të zonës në Spitallë, në lagjen numër 15 në Durrës, të cilët tregojnë se disa minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një të tretë, gjyshja e njërit prej viktimave ka telefonuar policinë.
Banorët janë të tmerruar dhe terrorizuar nga ndodhia, teksa të gjithë pohojnë se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi në adresë të policisë ishin bërë qindra telefonata.
Banorët kanë lajmëruar vazhdimisht policinë, sallën operative, apo specialistët e zonës, për autorin Nikoll Radaçi, i cili ecte me shumë shpejtësi në të gjithë zonën. Grupi i Fiks Fare ka biseduar me disa banorë, dëshmitarë okularë të aksidentit të datës 3 maj 2025, teksa thonë se gjyshja e njërit prej viktimave, ka telefonuar Policinë e Shtetit për ti lajmëruar se Radaçi ecte me shpejtësi.

“Ka marrë policinë në telefon disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ai lëvizte shumë shpejt. Kam qenë prezent kur e mori. Nuk e di se çfarë i thanë, por ankohej për atë. As erdhi njeri dhe disa minuta më pas kemi parë tmerrin” thotë një prej dëshmitareve. Ndërkohë, edhe banorë të tjerë pohojnë se policia është lajmëruar se në zonë lëviznin me shpejtësi. “S’morën asnjë masë dhe pamë tmerr”, pohojnë banorët. Pas kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi drejtorin e Durrësit, si dhe disa drejtues të tjerë, për shkak se nuk kanë marrë masa.
Fiksi i kërkoi Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit nëse është bërë ndonjë telefonatë nga gjyshja e njërit prej viktimave, disa minuta para aksidentit fatal. Kjo drejtori, i tha grupit të Fiks Fare se “s’mund t’a verifikojnë, pasi u duhet numri i telefonit”. Një justifikim absurd, duke qenë se telefonata regjistrohet, ndërsa vendi i ankesës dhe problematika shënohen në regjistër.

Fiks Fare ka mësuar se për këtë ngjarje, kanë filluar hetimet administrative dhe penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon rolin e çdo efektivi, qoftë të rolit bazë, të mesëm apo të lartë.
Ndërkohë, rreth 500 metra larg rrugës së “Ohrit”, ku ndodhi aksidenti fatal, është regjistruar një tjetër ngjarje, sërish e paralajmëruar. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Banorët e zonës kanë dërguar në redaksinë e emisionit investigativ disa foto dhe video të aksidentit, ndërsa shkruajnë se, në atë vend duhet të ishin vija të bardha.

“Kemi bërë një peticion në vitin 2024 për të vendosur kufizues shpejtësie dhe për të bërë vija të bardha, pasi ka edhe një shkollë. Peticionin ia kemi dërguar Prefekturës, por deri më sot asnjë masë. Aty rrezikohen edhe fëmijët, pasi ngjitur me rrugën dhe vendin ku u aksidentuan këto makina, ka edhe një shkollë”, pohon një nga banorët.
Ngjarja e datës 3 maj 2026, ka shkaktuar zemëratë dhe indinjatë në rrjete sociale, se si një person i papërgjegjshëm, i dehur, shkaktoi tragjedinë. Por, nga shpejtësia dhe nga mos verifikimi i informacionit, një familje është përfshirë aksidentalisht në këtë vorbull, të paktën në rrjete sociale dhe në portale.

Një person, i quajtur Petrit Nikolli, me origjinë nga qyteti i Lezhës, ka telefonuar në redaksinë e Fiks Fare dhe ka bërë një denoncim se “portalet dhe rrjetet sociale i kanë marrë foton e tij dhe të djalit 8 vjeç”.
“E kanë përhapur foton time dhe të djalit në të gjitha portalet. Kanë ngatërruar portretin tim me familjen Nikolli në Durrës. Na kanë sjellë një shqetësim të madh, më kanë marrë të gjithë në telefon se çfarë na ka ndodhur. Fotot i kanë marrë nga rrjetet sociale dhe janë tani në të gjitha portalet. Kam bërë denoncim në polici”, pohon me lot në sy Petriti.

Top Channel