FIFA planifikon revolucion në futboll, një lojtar nën 21 vjeç mund të bëhet i detyrueshëm në formacion
Egnatia nuk po mund të ngrejë kokë në Kategorinë Superiore. Skuadra rrogozhinase u befasua në shtëpi në ndeshjen e javës së 33 teksa u mposht nga Vora me rezultatin 2-0, duke pësuar humbjen e tretë radhazi.
Në Egnatia Arena, ndeshja nisi në mënyrën më shokuese për kampionët në fuqi të vendit teksa që në minutën e 4 e panë veten në disavantazh me Vorën që shënoi me anë të Kasallës që përfitoi nga një gabim në prapavijën e Egnatias. Në minutën e 26, Vora fitoi një 11 metërsh, një vendim që u dha pasi arbitri i ndeshjes e verifikoi në sistemin VAR. Kasalla shkoi te pika e bardhë duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 2-0 Vorës duke plotësuar në të njëjtën kohë edhe dygolëshin personal. Në fundin e pjesës së parë, Egnatia kishte shanse për të rihapur llogaritë e ndeshjes por në fund ky fraksion u mbyll me avantazhin 2-0 të Vorës.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 82 Egnatia arriti të rihapë llogaritë e ndeshjes teksa shkurtoi diferencën në 2-1 pas gjuajtjes së Ruçit me topin që u përplas te Bakajoko për të përfunduar në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me rezultatin 2-0 për Vorën që shkon në 35 pikë duke iu bashkuar Tiranës dhe Bylisit. Ndërsa Egnatia mbetet me 54 pikë në vendin e tretë të klasifikimit
Top Channel