5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët
Pak ditë më parë, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Plarent Ndreca, në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ndreca tha se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve, ndërsa tha se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.
“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga kjo pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.
Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë,”- tha Plarent Ndreca.
Top Channel