Media në Argjentinë nuk ka dyshime: Paulo Dybala pranë kalimit te Boca Juniors
Mes pasigurive për të ardhmen e Luka Modrić dhe interesit për Leon Goretzka, në horizont për mesfushën e Milanit po merr formë një objektiv më konkret: Nicolò Fagioli.
Mesfushori aktual i Fiorentinës ka qenë prej kohësh në radarët e klubit kuqezi, veçanërisht të trajnerit Massimiliano Allegri.
Interesimi për Fagiolin nuk është i ri. Allegri e ka vlerësuar atë që në kohën kur lojtari ishte pjesë e akademisë së Juventusit, duke e lavdëruar publikisht edhe para debutimit të tij në Serie A nën drejtimin e Andrea Pirlo në vitin 2021.
Me rikthimin e Allegrit në stolin bardhezi, Fagioli mori më shumë hapësirë dhe arriti të konsolidohej në elitën e futbollit italian, madje duke fituar edhe grumbullimin në kombëtare.
Megjithatë, fanella e Italisë mungon që nga tetori i vitit 2024, dhe një transferim te një klub i madh si Milani mund të shërbente si trampolinë për rikthimin e tij në nivelet më të larta.
Përveç interesit nga klube spanjolle si Atlético Madrid dhe Real Betis, një rol kyç në këtë pistë mund të luajë edhe agjenti Giovanni Branchini, i cili përfaqëson si Allegrin ashtu edhe Fagiolin.
Ndërkohë, Milani po analizon një riformatim të mesfushës në prag të rikthimit në UEFA Champions League.
Disa alternativa si Samuele Ricci dhe Ardon Jashari nuk kanë bindur plotësisht, ndërsa e ardhmja e Modriç mbetet e paqartë, me mundësinë e tërheqjes pas Kupës së Botës.
Ironikisht, vetë Modriç është një nga idhujt e Fagiolit. Mesfushori italian e ka pranuar këtë pas përballjes së tyre në Euro 2024, duke shtuar edhe më shumë intrigë: nëse kroati vendos të vazhdojë, a mund të bëhet kjo një arsye shtesë që Fagioli të zgjedhë Milanin dhe të mësojë nga një prej mjeshtërve të mesfushës botërore?
Top Channel