Paris Saint Germain, në këmbët e ‘Kvaradona’; shifra të frikshme në Champions për gjeorgjianin
Gazetari dhe prezantuesi britanik Piers Morgan ka shkaktuar debat të madh pas fitores spektakolare të Paris Saint-Germain ndaj Bayern Munich me rezultatin 5-4 në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.
Ndeshja, e cilësuar nga shumë analistë si një nga më të bukurat në historinë e kompeticionit, prodhoi plot nëntë gola dhe i dha PSG-së një avantazh minimal përpara sfidës së kthimit në “Allianz Arena” më 6 maj. Megjithatë, Morgan nuk mbeti aspak i impresionuar nga spektakli ofensiv.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai e cilësoi ndeshjen si “jo futboll i vërtetë”, duke kritikuar mungesën e ekuilibrit dhe mbrojtjet e dobëta. Ai shtoi se Arsenal, skuadra që mbështet, do të ishte në gjendje të mposhte secilën prej tyre në një finale të mundshme, nën drejtimin e Mikel Arteta.
Deklaratat e Morgan kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ku shumë tifozë nuk ranë dakord me të. Edhe sulmuesi i Bayern-it, Harry Kane, kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se numri i lartë i golave ishte rezultat i cilësisë së madhe sulmuese në fushë.
Nga ana tjetër, disa tifozë mbështetën kritikën e Morgan, duke e përshkruar ndeshjen si të pabalancuar, madje njëri prej tyre e krahasoi me një lojë basketbolli. Edhe ish-ylli anglez Wayne Rooney u shpreh kritik ndaj paraqitjes mbrojtëse, duke e cilësuar atë “shumë të dobët”.
Ndërkohë, vëmendja tashmë zhvendoset te ndeshja e radhës, ku Arsenal do të përballet me Atlético Madrid në “Metropolitano”. “Topçinjtë” synojnë rikthimin në finalen e Champions League, një arritje që nuk e kanë përsëritur që nga humbja ndaj Barcelona në vitin 2006.
Top Channel