Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e sotëm Gjykata e Lartë argumenton se çështja do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit. Kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.

Apeli pati argumentuar se kërkesa është e papranueshme, sepse nuk ka bazë ligjore që të ankimohen kërkesat për zëvendësim mase.

Ndaj këtij vendimi Meta bëri rekurs dhe gjykata i ka dhënë të drejtë për t’u kthyer në rigjykim dhe për ta gjykuar çështjen sërish.

Top Channel