Nesër Kosova e ka shpallur ditë zie kombëtare në nder të veprës dhe jetës së akademik Rexhep Qosja.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Qosja u nda nga jeta këtë të enjte, dhe u përcoll drejt banesës së fundit në një ceremoni ku morën pjesë vetëm anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes.

 

Po ashtu familja ka njoftuar se nuk do të presë vizita dhe as do të marrë pjesë në organizime, duke respektuar kështu amanetin e tij.

Top Channel