Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal
22/04/2026 23:00
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës.
Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i moshë 17 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas të dhënave sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa është kapur edhe autori nga policia.
Autori mësohet se është rreth 18 vjeç dhe u shoqërua në ambjentet e komisariatit të Korçës.
I plagosuri ndodhet në spital pasi ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut.
Gjendja e tij është stabël, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
Top Channel