BE certifikon protokollin Rama-Meloni: Qendrat në Shqipëri janë në përputhje me rregullat e Brukselit, por të mbrohen të drejtat e emigrantëve

23/04/2026 13:19

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së për kthimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve të mbrohen plotësisht”.

Ky është qëndrimi i Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së, Nicholas Emiliou, duke parashikuar vendimin e ardhshëm të gjyqtarëve në Luksemburg, raportojnë mediat italiane.

Avokati nënvizon se ligji i BE-së “nuk e pengon” një vend të krijojë CPR jashtë territorit të tij, duke theksuar megjithatë se Shteti mbetet i detyruar të “respektojë të gjitha garancitë e parashikuara”, duke përfshirë të drejtën për ndihmë ligjore, interpretim gjuhësor dhe kontakte me anëtarët e familjes dhe autoritetet.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të miturve dhe personave vulnerabël, shtohet më tej.

 

 

Top Channel