Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave të DASH për dhënien e vizave: Preken ata që punojnë në emër të kundërshtarëve tanë
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar sot si ‘viktimë’ e veprës penale, deputeti i PD Arjan Ndoja.
Ky i fundit është thirrur për një nga fraksionet e dosjes për atentatin e 1 nëntorit 2019, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.
Ai ka treguar gjithë çfarë ndodhi ditën e atentatit,, duke thënë se ai nuk ka pasur lidhje dhe as konflikt me askënd.
Arjan Ndoja: Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës, përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike nuk kam pasur asnjë lloje problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time.
Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjerë Andi Maloku.
Në datën 1 nëntor 2019 kam dalë nga shtëpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me Andi Malokun. Rreth orës 12 kam dal nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin Koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho.
Nga ora 13:00 deri rreth orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, jemi zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Në drejtim të automjetit ishte Andi Maloku pasi unë nuk ndihesha mirë. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet.
Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja skam konstatuar asgjë të dyshimtë.
Kur kemi kaluar gomisteria që nis kilometri i parë i autostradës deri tek ura e Shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte ne karrexhatën ngjitur me trafik ndarësen.
Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri. Krismat nuk kanë qenë me breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy orë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuajtjes. Që kur kanë fillu krismat deri kur automjeti ka dalë nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda. Kur u plagos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfundu jashtë rruge.
Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte më i vetëdishëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë ‘babë na kanë gjujt’.
Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtyllë kurrizore.
Nuk kam mësuar as më pas idenë se kush na ka qëlluar. Për Andi Malokun kam dërguar njerëzit e mi që të interesoheshin për gjendje e tij shëndetësore. Familjarët nuk dine asgjë por as i ndjeri nuk ka parë gjë se ato nuk kanë qëlluar paralel kanë qëlluar nga mbrapa.
Përveçse nga ju si organ prokurorie, apo edhe nga vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na takoje dhe të na thotë se ka ndodhur kjo gjë e arsyen pse e kanë bërë këtë gjë. Të pandehurit e këtij procesi por gjithashtu edhe të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, unë nuk i njoh, Plaurent Dervishin, e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës.
Unë pushimet në 2019 i kam bërë në Shëngjin pasi kam një shtëpi atje.
Unë përgjithësish për drekë ulesha tek … dhe tek një lokal … tek shkëmbi i Kavajës. Përpara ngjarjes unë s’kam parë asgjë të dyshimtë. Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshimet mos më kanë vënë shërbime të posaçëm të policisë, për shkak të vettingut të famshëm, që shumica prej jush e kanë kaluar me sukseses.
Nuk kam pas dyshime zoti prokuror se po të kisha pasur dyshime nuk do rrija në rrugë që të mësonin dorën në mua. Erjol Halilejn kur e kam parë në gjyq jam kujtuar që e kam pas parë në Durrës.
Tek unë nuk ka ardhur askush për të na takuar, por di që tek familja e Andit kanë vajtur 3-4 veta për tu takuar. Por më mirë e di babi i Andit, që ju e keni edhe dëshmitar. Mua s’më ka sjell askush porosi.
Rastësisht në gjykatën e Durrësit kam takuar xhaxhin e Eriol Halilajt, më tha që kishte dasht të vinte të më takonte, i thashë pse nuk vjen, më tha por ja nipi im. I thashë po cfarë di ti për nipin.
Prokurori: Dor Shabën e njihni, të ka sjell porosi?
Arjann Ndoj: Unë e njoh, por nuk më ka sjellë asnjë porosi. Nuk kam asnjë pasur në zonën e gjirit të Lalëzit. Vullent Muçën se njoh, por nëse bëhet fjalë për Vullnet Muharremin vëllain e Pëllumb Muharremin e njoh.
Në makinë time përveçse atë ditë s’ka udhëtuar ndonjëherë. Por takime kemi pasur por s’kemi pasur asnjë lidhje biznesi me të.
Halit Valterin e njoh por nuk e kam takuar ndonjëherë për punën e ngjarjes, di që i ka ardh një CD nga babi i Andi Malokut, që të transmetonte pamjet e makinës që u gjet në Shkafan.
Kur kam dal ne punë, kam takuar Basri Mecen krejt rastësisht, i kam thënë Basirit që më ka ardh një informacion që këtë ngjarje ma ka bërë Plaurent Dervishi, dhe që djali jot mund të ketë qenë në dijeni. I kam thënë hiqe djalin nga Shqipëria deri sa të sqarohen rrethanat, e ngjarjes. I kam thënë kur të krijoj bindjen time për këtë gjen do të ta them, që të marrësh masat e tuja. Unë edhe sot ja ku jam sepse nuk i kam borxh askujt.
Top Channel