Paris Saint-Germain thjesht konfirmoi kualifikimin për në gjysmëfinale. Skuadra pariziene arriti të fitojë edhe ndeshjen e dytë me Liverpool me rezultatin 2-0 për të mbyllur këtë çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Në Anfield pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me skuadrën e Luis Enrique që rrezikoi me Dembélé, ndërkohë që Liverpooli rrezikoi me Konaté që u ndal nga Safonov dhe me Van Dijk, i cili u bllokua nga Marquinhos.

Rezultati 0-0 në këtë ndeshje rezistoi deri në minutën e 73’ kur Paris Saint-Germain zhbllokoi ndeshjen me Ousmane Dembélé duke marrë avantazhin 1-0.

Ky gol ishte një goditje e rëndë për Liverpoolin që u duk i dorëzuar në fushën e lojës, ndërkohë që në minutat shtesë PSG shënoi sërish, edhe këtë radhë me Ousmane Dembélé dhe kështu vazhdon rrugën në mbrojtjen e titullit dhe tani pret kundërshtarin e radhës që do të dalë nga sfida mes Bayernit dhe Realit të Madridit.

REZULTATI:

Liverpool 0-2 PSG

Dembele 73′, Dembele 90+1′

Goli i dytë i Dembele (Video)

Goli i i parë i Dembele (Video)

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel