Kostum për UEFA, atlete për ecje te Liqeni, Ermal Mamaqi kap mat Dukën në Monako, Presidenti “justifikohet” me humor
Pak orë përpara sfidës mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, UEFA vendosi të hedhë poshtë ankesën e klubit katalanas për episodit e topit të prekur me dorë në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Camp Nou.
Skuadra e Diego Pablo Simeones fitoi me rezultatin 2-0 javën e kaluar dhe Barcelona u ankua për një episod ku mbrojtësi i Atletico Madrid, Marc Pubill preku topin me dorë pas asaj që dukej një rivënie e topit në lojë nga portieri. Në 9 prikk, barcelona paraqiti një notë proteste për vendimin e arbitrit për të mos akorduar penallti duke theksuar se ai moment kishte patur impakt direkt në zhvillimin e ndeshjes dhe rezultatin e saj
Por Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA në një komunikate e deklaroi protestën e Barcelonës si të papranueshme. Barcelona kishte protestuar edhe për mosndërhyrjen e sistemit VAR që në episodin në fjalë nuk e thirri arbitrin Istvan Kovacs.
Top Channel