Video/ Barcelona nuk ia del, goli i Lookman dhe kartoni i kuq i Garcias eliminojnë katalanasit nga Champions-i
Bayerni i Mynihut do të luajë mbrëmjen e së mërkurës me Realin e Madridit ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Bavarezët vijnë në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë të arritur në ‘Santiago Bernabeu’ megjithatë trajneri Vincent Kompany thekson se skuadra nuk është e relaksuar dhe se do të hyjë në fushën e lojës për të fituar ndeshjen.
‘Të gjithë do të jenë të disponueshëm nesër-tha Kompany në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje-kemi mënyrat tona të përgatitjes së ndeshjes dhe ka shumë entuziazëm. Duam të fitojmë për të treguar se mund t’i ofrojmë tifozëve tanë atë që ata presin nga ne. Sigurisht i respektojmë kundërshtarët tanë, por kjo skuadër duhet të përballojë këtë ndeshje me besimin e nevojshëm për të fituar’.
Kompany iu kthye ndeshjes në Bernabeu duke theksuar se skuadra e tij në atë përballje mund të kishte shënuar më shumë gola.
‘Kishim mundësi të shënonim më shumë gola në ndeshjen e pare ashtu sikurse edhe Reali i Madridit-shtoi Kompany-është e vërtetë që ata u përmirësuan në pjesën e sytë dhe ato 45 minuta mund t’iu ketë dhënë besim. Por në pjesën e parë kishin ndjesi shumë të mira dhe mendoj se mundë të bëjmë akoma më shumë. Fitorja në Bernabeu të jep besim, por tani duhet të tregojmë në shtëpi se mund të luajmë akoma më mirë’
Në fund Kompany komentoi formën e Michael Olise.
‘Po luan në një nivel jashtëzakonisht të lartë-shtoi trajneri belg-jam i sigurt se një ditë do të jetë një ndër më të mirët, por për momentin është në rrugën e duhur. Flasim për paraqitjet e 18 muajve të fundit dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu’.
Top Channel