Ndryshon kalendari i Superiores, protesta e opozitës shtyn derbin Dinamo-Tirana
Një grabitje me vlerë 1 milion euro në bizhuteri, çanta dhe orë luksi, por Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia, ndoshta kanë mundur të evitojnë më të keqen pavarësisht dhunës së pësuar në natën e 20 korrikut të 2023 kur një bandë grabitësish hynë në apartamentin e tyre pranë Champs Elysees.
Kjo është ajo që zbulohet nga hetimi mbi porositësin, Ganito, 21 vjeç që orkestroi gjithçka nga qelia e tij dhe që më pas urdhëroi torturimin e dy anëtarëve të bandës duke ndjekur gjithçka drejtpërdrejt në celular
Sipas hetuesve, Ganito alias Ilyas Kerbouch, kishte planifikuar grabitjen në dëm të Donnarummës edhe pse ishte në burg duke ‘punësuar’ përmes rrjeteve sociale që hynë nga tarraca e pallatit ku banonte portieri italian, e sulmuan duke e goditur në kokë duke i shkaktuar plagë dhe duke lidhur partneren e tij me kabllo, duke e gjuajtur dhe kërcënuar me thikë. Të njëjtin fat pati edhe shefi italian Simone Zanoni dhe partnerja e tij në maj të 2022
Hetimi për grabitjen në dëm të Donnarummës bëri që të zbulohet një larje hesapesh brenda bandës. Ganito në fakt bëri që të rrëmbehen dhe torturohen për të paktën 24 orë dy prej keqbërësve që morën pjesë në vjedhjen e apartamentit të portierit të PSG në atë kohë duke ndjekur dhe regjistruar gjithçka drejtpërdrejt, gjithnjë nga qelia e tij dhe në të njëjtën kohë shihte fotot e mallit të grabitur. më pas një prej dy keqbërësve të torturuar vrau vetën në burg. Ganito, muajin e kaluar arriti të arratisej nga burgu i ndihmuar nga 3 bashkëpunëtorë që ishin veshur si policë, por u arrestua disa javë më vonë.
Top Channel