Presidenti i Brazilit, Lula zbulon bisedën me trajnerin e përfaqësueses Ancelotti rreth Neymar Jr
Kalendari i javës së 32 të Kategorisë Superiore pëson disa ndryshime. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se derbi mes Dinamos dhe Tiranës e parashikuar të zhvillohej ditën e premte në 17 prill, është shtyrë për të shtunën.
Arsyeja e këtij vendimi është se në Federatë kishte ardhur një kërkesë nga Policia e Shtetit në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës që është përcaktuar të mbahet pikërisht në 17 prill. Kështu, sfida mes Dinamos dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00 të së shtunës në 18 prill në Air Albania Stadium. Në po të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja mes Egnatias dhe Flamurtarit, por më herët, në orën 16:00
Kalendari i plotë i javës 32:
Vora-Vllaznia 18.04.2026, ora 16:00
Egnatia-Flamurtari 18.04.2026, ora 16:00
Teuta-Elbasani 18.04.2026, ora 19:00
Dinamo-Tirana, 18.04.2026, ora 19:00
Partizani-Bylis, 19.04.2026, ora 19:00
Top Channel