Atletico Madrid, Simeone i bindur për kualifikimin në finale: Kemi shumë besim dhe jemi të sigurt
Paris Saint Germain nderon kujtimin e Diogo Jotas në Liverpool.
Skuadra kampione e Evropës, me në krye lojtarët portugezë që ka në radhët e saj dhe presidenti Nasser Al Khelaifi vendosën të shkojnë e memoriali dedikuar ish futbollistit të Liverpool për t’i bërë homazh duke vendosur lule në të.
Është ky një gjest që kujton respektin mes dy skuadrave që shorti i vendosi përballë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve
Kujtojmë se Diogo Jota humbi jetën në moshën 28 vjeçare në muajt e verës në një aksident rrugor të pësuar në autostradën A52 në Zamora të Spanjës bashkë me vëllain e tij Andre Silva. Të dy vëllezërit ishin duke shkuar në Santander ku do të merrnin tragetin për t’u kthyer në Britaninë e Madhe.
Top Channel