“Kërcënimet, turp i madh”/ Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të, që të harrohej krevati i Mirit
Shëndriti ishte një nga banorët që u largua nga Big Brother VIP 5 në gjysmëfinalen e këtij edicioni.
Opinionisti i “Fan Club”, Arjan Konomi, ka analizuar lojën e ish-banorit, duke u shprehur se ai ka qenë tepër besnik ndaj Selin, por dinak në raportin mes Mateos dhe Brikenës.
Opinionisti u shpreh se Shëndriti ka dashur të fusë pakënaqësi në raportin e çiftit, duke i dhënë kështu avantazh Selinës në lojë.
Arjan Konomi: Ka diçka që është e vështirë ndoshta edhe ta shpjegosh. Jam dakord me ty që ishe me fat dhe vajte deri në këtë pikë të lojës, saqë për një moment menduam se edhe të kishin harruar aty brenda. Por përtej aftësisë tënde për të argumentuar dhe shpjeguar, përtej logjikës tënde dhe mençurisë për të lidhur situata dhe për të argumentuar problematika të ndryshme… Të komplimentoj dhe të përgëzoj për këtë përgatitje që ti ke, por sa i përket aspektit tjetër miqësor të lojës, me këtë që po thoje për Selin, nuk di sa duhet të besoj. Nëse do të besoja që ti ke qenë kaq i vërtetë për Selin dhe me Selin ti ke qenë… Por, a është Shëndriti një njeri besnik apo është pak më dinak? Këtë dua të them. Kur një njeri është besnik, është besnik në të gjitha llojet e miqësive. Edhe ndaj një personi që nuk e ka mik, një personi që i del papritmas. Ti ke qenë shumë besnik me Selin, por nuk ke qenë kaq besnik me Mateon. Përkundrazi, mendoj se ke qenë shumë dinak.
Shëndriti: Aspak, nuk e pranoj. Unë me Mateon kemi bërë biseda të ndryshme, shumë të sinqerta…
Arjan Konomi: Më ka lënë përshtypjen që ka dashur të ndikojë te Mateo, duke e bërë me një mënyrë shumë të butë, që nuk e linte Mateon të dyshonte që ta shkëpusje dhe që t’i bëje të qartë që Brikena nuk bënte për të.
Shëndriti:Kam dashur të ndaj Brikenën dhe Mateon?
Arjan Konomi: Jo t’i ndaje, por ke ndikuar në këtë aspekt, te Mateo për ta shkëputur nga Brikena, ose për të krijuar pakënaqësi.
Top Channel