Barcelona është eliminuar në çerekfinalet e Championsit, pas një dueli të luftuar me Atleticon e Madridit në “Metropolitano”, në një takim që përfundoi 1-2 për katalanasit, por me madrilenët që kualifikohen pas triumfit 0-2 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

Sfida e kthimit nisi me emocione dhe në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Flick, që kaloi në avantazh që në me anë të Lamine Yamal. Në minutën e 24’, ishte Ferran Torres i cili shënoi dhe të dytin, duke zgjuar shpresën e një “Remontade”.

Gjithsesi, pas 7 minutash, ishte Ademola Lookman që riktheu sërish qetësinë te kampi madrilen, duke i kaluar sërish në avantazh në rezultatin e përgjithshëm.

Katalanasit provuan deri në fund, por në minutën e 79’, Eric Garcia katranosi çdo gjë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Kështu, Barcelona largohet nga Champions League dhe ëndrra për të fituar sërish trofeun më prestigjioz në Europë shtyhet për një tjetër vit.

Nga ana tjetër, Atletico do të presë në gjysmëfinalen fituesin e çiftit Arsenal-Sporting Lisbonë.

REZULTATI:

Atletico Madrid 1-2 Barcelona

Lookman 31′ / Yamal 4′, Ferran Torres 24′

NGJARJET KRYESORE:

90+9′ Mbyllet sfida në “Metropolitano”!

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

79′ Eric Garcia shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe pas një rishikimi me VAR, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. (Video)

55′ Ferran Torres tund rrjetën për herë të dytë, por kësaj radhe VAR e anulon për pozicion të parregullt. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

41′ Dani Olmo rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari Turpin lë lojën të vazhdojë.

31′ GOOOL ATL. MADRID 1-2/ Llorente hedh një top në zonë dhe Lookman i vetëm e dërgon në rrjetë. (Video)

24′ GOOOL BARCELONA 0-2/ Dani Olmo hedh një top në zonë për Ferran Torres, i cili nuk gabon përballë Mussos. (Video)

21′ Lookman hedh një top në zonë për Griezmann, i cili bllokohet dhe nuk godet siç duhet.

9′ Olmo del i vetëm me Musson, por tentativa e tij ndalet nga portieri i Atleticos.

4′ GOOOL BARCELONA 0-1/ Lamine Yamal përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe nuk gabon përballë Mussos. (Video)

1’ Starton sfida në “Metropolitano”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel